Mesfushori belge Kevin De Bruyne është rikthyer në stërvitje me skuadrën e SSC Napoli, pasi ka qëndruar jashtë fushave për disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë të kofshës që pësoi në tetor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes kundër Interit, ku shënoi edhe një gol për Napolin.
De Bruyne ishte jashtë fushave që prej tetorit 2025 dhe nuk ka luajtur që atëherë, duke humbur pjesën më të madhe të sezonit. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, ai është rikthyer tashmë në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për daljet e Napolit në javët në vijim. Rikthimi i tij vjen në kohën kur skuadra është duke luftuar për një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e fundit që De Bruyne luajti për Napolin ishte 3-1 kundër Interit më 25 tetor 2025, ku ai shënoi një gol para se të detyrohej të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit.
Rikthimi i tij pritet të sjellë një impuls të madh për mesfushën napolitane në këtë fazë kyçe të sezonit. /Klankosova.tv





