Kriza politike është një ndër shkaktarët kryesor që ka bërë që Kosova të ngadalësojë zhvillimin ekonomik.
Këtë e tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin që e publikoi të enjten, derisa u dhanë edhe rekomandime se si të rritet siguria ekonomike.
FMN thekson se qeveria duhet të kontrollojë shpenzimet e veta dhe të investojë më shumë për të rritur sigurinë ekonomike.
Eksperti Bashkim Mustafa pohon se ky rekomandim do t’i kontribuonte këtij harxhimi të mjegullt.
Në anën tjetër edhe deficiti i Korporatave të Mallrave pritet të rritet më 2026, përfshirë mbylljen e përkohshme të një termocentrali me qymyr për rehabilitim dhe instalim filtrash.
FMN ka kërkuar që të monitorohet edhe rritja e kredisë dhe të kontrollohet standardi i kreditimit.
Gjithashtu, theksohet se kriza për zgjedhjen e presidentit të ri do të ndikojë negativisht në stabilitetin ekonomik, por nëse Kosova zbaton në kohë Planin e Rritjes së BE-së mund të ketë pak përmirësim.


