Home > Uncategorized > La Liga shpërndanë golat më të bukur të Muriqit në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit

La Liga shpërndanë golat më të bukur të Muriqit në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit

///
Comments are Off

Faqja zyrtare e futbollit spanjoll, La Liga, ka shpërndarë një video ku përmbledhin golat më të bukur të yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para ndeshjes Mallorca – Real Madrid e cila do të zhvillohet në ora 16:15, ndeshje kjo e xhiros së 30 në futbollin spanjoll.

Muriqi është duke lënë gjurmë të madhe në Spanjë, ndërsa tifozat e Mallorcas kanë një simpati të veçantë për të, transmeton KlanKosova.

“Pirati” rikthehet në Mallorca pas një pushimi të shkurtë nga klubi, ku ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e play offit për Kupën e Botës, por për fat të keq nuk arritën kualifikimin, ku u eliminuan nga Turqia me rezultat 0-1, në stadiumin Fail Vokrri në Prishtinë.

Ylli kosovar, sezonin e fundit me fanellën e skuadrës spanjolle është paraqitur në 2 ndeshje, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe ka krijuar 1 asistim.

Verified by MonsterInsights