Ylli i NBA-së, Luka Doncic, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes mes LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder.
Basketbollisti slloven ka pësuar një dëmtim të muskujve të kofshës, duke mos qenë në gjendje të luajë pjesën tjetër të ndeshjes, transmeton Klankosova.tv.
Sipas The Guardian, 27-vjeçari tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e Lakers në ndeshjet vendimtare.
— @MindOfBron (@FunKneeBone) April 3, 2026
Ky lëndim, e lë Docic jashtë garës për MVP, ku kriteri kryesor për këtë garë është të arrij 65 ndeshje në sezon
Aktualisht, ai ka një mesatare prej 33.5 pikësh për ndeshje, më të mirën në ligë, së bashku me 8.3 asistime dhe 7.7 ribaunde për ndeshje.


