Autoritetet amerikane kanë arrestuar vajzën dhe mbesën e komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani, pas revokimit të statusit të tyre si rezidente të përhershme në Shtetet e Bashkuara. Sipas Departamentit të Shtetit, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj janë vendosur në kujdestarinë e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave.
Vendimi për heqjen e statusit ligjor është marrë nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili i ka akuzuar ato për mbështetje të propagandës së regjimit iranian. Po ashtu, bashkëshortit të Afsharit i është ndaluar hyrja në territorin amerikan.
Qasem Soleimani, ish-komandant i forcave elitare iraniane, u vra në vitin 2020 gjatë një sulmi ajror amerikan në Bagdad, një ngjarje që rriti tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.
Autoritetet amerikane kanë theksuar se nuk do të lejojnë që persona që mbështesin regjime të cilësuara si kërcënim për sigurinë kombëtare të përfitojnë nga statusi ligjor në SHBA.



