Java vendimtare e Superligës në basketboll do të jetë mjaft e nxehtë, ku pritet të qartësohen shumë dilema, nga skuadrat që do të sigurojnë pozitat më të favorshme, deri te ato që do të luftojnë për mbijetesë.
Gara për vendin e katërt është ndër më të nxehtat, ku Peja dhe Golden Eagle Ylli do të kërkojnë fitore vendimtare për të siguruar një përballje më të favorshme në çerekfinale.
Ndërkohë, po aq dramatike është edhe beteja në fund të tabelës. Sigal Prishtina aktualisht ka 37 pikë, vetëm një më shumë se Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi, duke lënë gjithçka të hapur për fatin e skuadrave që rrezikojnë rënien nga elita.
Kështu sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet tri superndeshje në të njëjten kohë.
Vëmendja kryesore do të jetë tek klasikja kosovare e basketbollit Trepça – Sigal Prishtina.
Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të Artmotion nën komentimin e Lirim Pecit.
Përballja tjetër e cila pritet të jetë goxha e nxehtë do të jetë ajo mes Vëllaznimit dhe Pejës, e cila do të jepet në Sport 3 nën komentimin e Ulpiana Emrës.
Derisa Agon Fehmiu, do të komentojë ballafaqimin mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit 029, në kanalin Sport 4.




