Ka përfunduar xhiroja e 29-të e Superligës në futboll, ku janë zhvilluar pesë ndeshje thuajse secila më e mirë se tjetra.
Befasia e kësaj jave është Drenica që e mposhti kampionen në fuqi Dritën në “Bajram Aliu” minimalisht me rezultat 1:0.
Po ashtu edhe Malisheva e shokoi Ballkanin duke e mundur 4:2.
Rezultatet e plota:
Llapi-Prishtina 0:0;
Ferizaj – Prishtina e Re 1:1;
Gjilani – Dukagjini 2:3;
Malisheva – Ballkani 4:2;
Drenica – Drita 1:0.
Aktualisht tabelën e kryeson Drita me 54 pikë e pasur nga Ballkani me 49-të dhe Prishtina me 44.
Kurse në fund të tabelës Ferizaj me 33 pikë, Llapi gjithashtu me 33 dhe krejtësisht e fundit është Prishtina e Re me 28-të.




