Home > Uncategorized > Peja 03 rikthen gjithçka në lojë , titulli vendoset në ndeshjen e fundit

Peja 03 rikthen gjithçka në lojë , titulli vendoset në ndeshjen e fundit

///
Comments are Off

Peja 03 ka barazuar serinë finale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, duke rikthyer gjithçka nga fillimi në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga Mujo Thaçi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 60:65, në një përballje shumë të luftuar deri në fund, njofton Klan Kosova.

Vlen të theksohet se e gjithë pesëshja startuese e ekipit pejan kontribuoi me pikë dyshifrore, duke dëshmuar forcën kolektive të skuadrës në këtë duel vendimtar.

Pas kësaj fitoreje, seria finale barazohet në 3:3, ndërsa kampioni i ri i Kosovës në konkurrencën e femrave do të përcaktohet në ndeshjen e fundit që zhvillohet gjatë mesjavës në Pejë.

Verified by MonsterInsights