Home > Uncategorized > “Frikësohu që ke me përfundu në burg”, Kadrijaj e ashpër me Rizvanollin: Askush nuk i fëlliq duart me ty

“Frikësohu që ke me përfundu në burg”, Kadrijaj e ashpër me Rizvanollin: Askush nuk i fëlliq duart me ty

///
Comments are Off

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka replikuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, pasi kjo e fundit iu drejtua deputetëve të opozitës se nuk po iu “frikësohet”.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimet e rrymës, Kadrijaj i tha Rizvanollit se ajo duhet të frikësohet se mos po përfundon në burg, transmeton Klankosova.tv.

“Për këtë ministren tjetër që u drejtojke herë në të djathtë e herë në të majtë, e thoshte nuk po iu frikësohem, ti frikësoju punës tënde, tenderëve që iu ke dhënë njëburimor, atyre grupeve të Whatsappit, frikësohu që ke me përfundu në burg, se bash askush nuk i fëlliq duart me ty”, u shpreh deputetja e AAK-së.

Verified by MonsterInsights