Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se janë ndaluar tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë nisur hetimet, ndërsa me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë kryer kontrolle në shtëpi dhe lokale të lidhura me të dyshuarit. Pas këtyre veprimeve, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave.





