Home > Uncategorized > “Unë nuk e ndjek TikTokun, dua që këngët e mia të jetojnë gjatë”, rikthehet Shkumbin Ismaili (VIDEO)

“Unë nuk e ndjek TikTokun, dua që këngët e mia të jetojnë gjatë”, rikthehet Shkumbin Ismaili (VIDEO)

///
Comments are Off

Këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili ka bërë një rikthim të fuqishëm me baladën e tij më të re, “Kot e ke”.

Ai ka theksuar se mundohet të qëndroj besnik ndaj vetes dhe krijimtarisë së tij, pa lejuar transformime të panevojshme në muzikën që prodhon.

“Mundohem të jem ai që kam qenë nga fillimi. Nuk dua të transformohem në një Shkumbin tjetër në krijimtarinë time muzikore. Meqe kam pas sukses me këtë zhanër, do të vazhdojë të punoj të jem i tillë, siç kam qenë.

“Ka disa artistë që e ndjekin trendin, ka nga ata që fokusohen ne 15 sekondshin e TikTokut, për mua nuk vlen shumë. Fokusohem në diçka që të jetëojë më gjatë. Varet si je dhe ku je i fokusuar. Dua që këngët e mia të jetojnë sa më gjatë”, tha Ismaili. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights