Emocionet e ligave më të mëdha në Evropë vazhdojnë ende, teksa shumë ekipe luftojnë për synimet e tyre sezonale pak para përfundimit të edicionit 2025/26.
Serie A ka mësuar kampionin e këtij edicioni, megjithatë gara për një vend që sigurojnë top kompeticionet evropiane vazhdon të jetë e hapur.
Platforma ArtMotion sjellë ekskluzivisht ndeshjet e xhiros së 37-të të ligës elitare italiane, aty ku derbi i kësaj jave do jetë mes Romës dhe Lazios.
Roma që është në ‘luftë’ për pozicionin e 4-të, pozitë kjo që siguron Ligën e Kampionëve për edicionin e radhës, do ta kenë përballë rivalin lokal Lazio të dielën me fillim nga ora 12:30. Ndeshja
Roma-Lazio transmetohet ekskluzivisht në kanalin “Sport 1” në “ArtMotion”.
Ky është orari i ndeshjeve dhe transmetimeve të Serie A:
12:00 AS Roma – Lazio Sport 1
15:00 Inter – Verona Sport 1
18:00 Atalanta – Bologna Sport 1
20:45 Cagliari – Torino Sport 1
12:00 Juventus – Fiorentina Sport 2
12:00 Genoa – AC Milan Sport 3
12:00 Pisa – Napoli Sport 4
20:45 Sassuolo – Lecce Sport 5
12:00 Como – Parma Sport 5
20:45 Udinese – Cremonese Prime Artmotion
Për të apasionuarit pas dyluftimeve UFC do të sjell duelin e zjarrtë mes Allen dhe Costa duel ky që transmetohet në ora 02:00 në Sport 2.
Ligue 1 sjell duelin derbi të Parisit mes Paris FC dhe PSG që transmetohet në Sport 3 me fillim nga ora 21:00, kurse dueli tjetër i Ligue 1 mes Lyon dhe Lens transmetohet në Sport 4 nga ora 21:00.
La Liga vjen me dy duele interesante aty ku Real Madrid do të kërkojë të ‘këndellet’ pas humbjes nga Barcelona.
Sevilla-Real Madrid transmetohet në Sport 4 në ora 19:00, kurse Levante – Mallorca në Sport 5 nga i njëjti orar.
Futbolli vendor vjen me ndeshjet:
Dukagjini – Drita Sport 2, ora 16:00
Ballkani – Prishtina e Re, Sport 3, ora 16:00
Prishtina – Ferizaj, Sport 4, ora 16:00
Malisheva Drenica, Sport 5, ora 16:00.
Në basketboll transmetohet dueli Bashkimi – Trepça në kanalin Sport 2 nga ora 19:30, kurse për të apasionuarit e garave transmetohen garat Moto 3, Moto 2 dhe MotoGP.
11:00 MotoGP: GP Katalunia Gara – Moto3 Sport 6
12:15 MotoGP: GP Katalunia Gara – Moto2 Sport 6
14:00 MotoGP: GP Katalunia Gara – MotoGP Sport 6.



