Home > Uncategorized > Rasti i ngacmimit në Gjakovë, Daci jep detaje të reja (VIDEO)

Rasti i ngacmimit në Gjakovë, Daci jep detaje të reja (VIDEO)

///
Comments are Off

Rasti i dyshimit për ngacmim seksual në Gjakovë ka ngritur shqetësime të mëdha në shoqërinë e Kosovës.

Sipas një video të publikuar nga emisioni “Piranjat” një drejtor i një shkolle shihet teksa shkëmben mesazhe me terme ngacmuese kundrejt një vajze 17 vjeçare, raporton KlanKosova.tv.

Lidhur me rastin korrespodenti i KlanKosova, Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” ka dhënë detaje të reja.

“Publikimi i një video të një emisioni të quajtur “Piranja”, ka bërë që të nxiten dyshimet që ka ndodhur një rast i ngacmimit seksual, e që ky rast ka përmbajtje të dukshme. Bëhet fjalë që një drejtor i një shkolle në Gjakovë, ka shkëmbyer mesazhe me një të mitur që thuhet që është nxënëse në atë shkollë, madje ato mesazhe kanë edhe përmbajtje të rënda për të mos thënë drejtpërdrejt erotike, dhe rasti ka nxitur edhe reagime të ndryshme duke filluar nga Rrjeti i Prindërve dhe KOMF që kanë kërkuar të mirren masa të menjëhershme ndaj këtij rasti si dhe është kërkuar me të drejtë rritja e punës shtetërore për të siguruar siguri më të madhe për fëmijët”, tha Daci.

Verified by MonsterInsights