Astrologia Antigona Kotorri, ka bërë të ditur se çfarë po i pret 12 shenjat e horoskopit gjatë ditëve në vijim.
Sa i përket dashurisë dhe gjendjes financiare, janë disa shenja të zodiakut që Kotorri i veçon, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi Venerën në Gaforre, aty është edhe Jupiteri, dhe kjo Hënë e Plotë do të ndikojë më së shumti sa i përket dashurisë dhe parave, te Luanët, Peshqit, Binjakët, edhe normalist te Shigjetari”, tha Kotorri.
Sa i përket Dashit, Kotorri tha se është më i sfiduar dhe sezonin pranveror e ka më të vështirë.
Por, sa i përket verës, astrologia tha se do të ndryshojë gjërat për shenjat e horoskopit.



