Policia e Kosovës ka zhvilluar një trajnim për 65 zyrtarë policorë, me fokus në menaxhimin dhe ballafaqimin me turma.
Sipas njoftimeve, trajnimi ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të policisë, duke përmirësuar reagimin në situata të ndryshme të rendit publik.
Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e aftësive të zyrtarëve policorë dhe rritjen e sigurisë publike.





