Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Serwer, ka folur lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në një intervistë për ABC News Albania, Serwer tha se nuk beson që Hashim Thaçi ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në, siç pretendohet nga prokuroria, duke shtuar se mbajtja e personave në paraburgim për pesë vite pa vendim përfundimtar është e padrejtë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk do të parashikoj vendimet e gjykatës. Megjithatë, mendoj se është e padrejtë që njerëzit të mbahen në burg për pesë vite pa një vendim përfundimtar. Unë e njoh personalisht Hashim Thaçin. E kam takuar menjëherë pas luftës, gjatë vizitës së tij të parë në Uashington”, tha Serwer.



