Albin Kurti ka deklaruar se sektori i shëndetësisë në Kosovë po kalon nëpër një proces transformimi të gjithanshëm, me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas tij, investimet në infrastrukturë, pajisje mjekësore, digjitalizim dhe burime njerëzore janë pjesë e reformave që synojnë rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të sistemit shëndetësor.
Kurti theksoi se përmirësimi i shëndetësisë mbetet një nga prioritetet kryesore institucionale, duke vënë theksin te qasja më e mirë në shërbime dhe kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë.



