Komuniteti prej rreth 600 mijë kosovarësh që jetojnë në Gjermani po fiton gjithnjë e më shumë ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit ku jeton, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në procese të ndryshme politike.
Përveç angazhimit në politikën gjermane, një pjesë e madhe e diasporës vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet në Kosovë, duke ruajtur lidhje të forta me vendlindjen dhe duke marrë pjesë në proceset demokratike.
Ekspertët vlerësojnë se roli i diasporës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik.




