Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën që Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja shtetërore pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Duke folur për situatën politike, Hargreaves u shpreh se është në interes të Kosovës që Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti i ri të zgjidhen dhe të funksionalizohen pa vonesa të panevojshme. Sipas tij, qytetarët presin stabilitet institucional dhe vendimmarrje që garanton zhvillimin e vendit.
Ambasadori britanik theksoi se partitë politike kanë përgjegjësinë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të arritur marrëveshje që mundësojnë krijimin e institucioneve funksionale. Ai shtoi se një proces i shpejtë do t’i shërbente interesit publik dhe do të krijonte kushte më të mira për avancimin e agjendave të rëndësishme shtetërore.
Hargreaves nënvizoi se Kosova ka nevojë për një Kuvend aktiv, një Qeveri funksionale dhe një President të zgjedhur, në mënyrë që vendi të vazhdojë përpara me reformat dhe prioritetet e saj të brendshme dhe ndërkombëtare.
Deklaratat e ambasadorit britanik vijnë në një kohë kur çështja e formimit të institucioneve mbetet një nga temat kryesore në skenën politike të Kosovës, ndërsa qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin zgjidhje të shpejta dhe stabilitet institucional.







