Home > Uncategorized > Ambasada Britanike inkurajon qytetarët të votojnë: Ende ka kohë për të ushtruar të drejtën demokratike

Ambasada Britanike inkurajon qytetarët të votojnë: Ende ka kohë për të ushtruar të drejtën demokratike

///
Comments are Off

Ambasada Britanike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Përmes një mesazhi publik, Ambasada ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar votën si një të drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e saj, Ambasada Britanike ka inkurajuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke kujtuar se qendrat e votimit mbeten të hapura deri në përfundimin e orarit zyrtar.

Kjo thirrje vjen në ditën e zgjedhjeve, ndërsa institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë po përcjellin nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

Verified by MonsterInsights