Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shprehur ngushëllime të thella për familjen Rragamaj, drejtuesit dhe stafin e KF Dukagjinit në Gjakovë, pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Bajram Rragamaj.
Në telegramin e ngushëllimit, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, presidenti Agim Ademi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë, duke theksuar kontributin dhe vlerat njerëzore të të ndjerit, transmeton Klankosova.tv.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Bajram Rragamajt. Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit në vend, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë”, shkruhet në telegram.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, përfundon telegrami i ngushëllimit i Federatës së Futbollit të Kosovës.


