Kombëtarja e Blegjikës e ka barazuar në minutat e fundit rezultatin ndaj Senegalit.
Romelu Lukaku në minutën e 86-të dhe Youri Tielemans në minutën e 89-të kanë bërë që përmbyset epërsia prej dy golave e Senegalit.
Kurse, për Senegalin golin e parë e ka shënuar Habib Diarra në minutën e 25-të, kurse për të dytin është përkujdesur Ismaila Sarr, i cili me një gjuajtje të fuqishme nga zona dyfishoi epërsinë në 2:0, në minutën e 51-të. /Klankosova.tv





