Me fillimin e sezonit të verës dhe shtimin e udhëtimeve, LAB-OIL fton qytetarët që të bëjnë ndalesën e parë në pikat e saj të karburanteve, duke ofruar produkte cilësore dhe shërbime për një udhëtim sa më të sigurt dhe të rehatshëm.
Kompania thekson se në rrjetin e saj të pikave të shitjes, klientët mund të furnizohen me derivate të naftës, si dhe të gjejnë produkte dhe shërbime shtesë për automjetet, duke u kujdesur që çdo udhëtim të nisë pa shqetësime.
LAB-OIL vazhdon të jetë një nga kompanitë lider në sektorin e derivateve në Kosovë, me një rrjet të zgjeruar të pikave të furnizimit dhe fokus në cilësinë e produkteve dhe shërbimit ndaj klientëve.
Kompania u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që, para nisjes drejt destinacioneve të pushimeve, të sigurohen se automjeti i tyre është i furnizuar dhe gati për rrugë, në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i sigurt dhe pa pengesa.



