Home > Lajme > “Plisat” i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

“Plisat” i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

///
Comments are Off

Tifogrupi prishtinas “Plisat” ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, “Plisat” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar mbështetjen e tyre për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tifogrupi ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare kundër regjimit dhe okupimit, duke theksuar se do t’i bashkohet marshit për të mbrojtur, sipas tyre, vlerat e luftës çlirimtare.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta njollosë të drejtën e një populli për liri, e as vlerat e luftës sonë çlirimtare”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Plisave”.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator në kryeqytet, ndërsa “Plisat” janë grupi i radhës që ka konfirmuar se do t’i bashkohet aktivitetit.

Verified by MonsterInsights