Home > Lajme > Hamza: PDK tërhiqet nga punimet e Kuvendit, çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese

Hamza: PDK tërhiqet nga punimet e Kuvendit, çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese

///
Comments are Off

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se PDK-ja nuk do të marrë pjesë më në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe se zhvillimet e fundit do t’i referojë në Gjykatën Kushtetuese.

Deklarata e Hamzës erdhi të premten, pas zhvillimeve në seancën konstituive dhe përplasjeve të vazhdueshme mes partive politike rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.

Hamza akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për veprime që, sipas tij, janë të papërgjegjshme dhe nuk janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së tha gjithashtu se veprimet e LVV-së po prodhojnë, sipas tij, “drama dhe kriza”.

Përplasjet politike rreth konstituimit të Kuvendit janë intensifikuar ditëve të fundit. Më 9 shtator, Hamza kishte deklaruar se PDK-ja do ta votonte kandidaten e saj, Vlora Çitaku, për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa përgjegjësinë për krijimin e institucioneve ia kishte atribuuar partisë fituese.

Verified by MonsterInsights