Home > Ballina > Franca u bën thirrje shtetasve të saj në Kosovë për vigjilencë më 16 shtator: Qëndroni larg tubimeve

Franca u bën thirrje shtetasve të saj në Kosovë për vigjilencë më 16 shtator: Qëndroni larg tubimeve

///
Comments are Off

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë më 16 shtator, ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sipas njoftimit të autoriteteve franceze, qytetarëve francezë në Kosovë u është rekomanduar që të shmangin tubimet dhe grumbullimet publike gjatë kësaj periudhe.

Kjo thirrje lidhet me interesimin e madh publik dhe reagimet e mundshme në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Autoritetet franceze kanë kërkuar nga shtetasit e tyre që të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet gjatë kësaj dite.

Vendimi në Hagë pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe publike në Kosovë, ndërsa institucionet e sigurisë kanë përgatitur masa të veçanta për menaxhimin e situatës.

Verified by MonsterInsights