Home > Ballina > Limaj rrëfen natën në qeli para vendimit: “Përgatitesh për ma të keqen”

Limaj rrëfen natën në qeli para vendimit: “Përgatitesh për ma të keqen”

///
Comments are Off

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer përvojën e tij nga nata që kishte kaluar në qeli para shpalljes së verdiktit në rastin e tij.

Duke folur në prag të verdiktit të 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Limaj ka treguar se çfarë përjeton një person teksa pret vendimin e gjykatës.

“Përgatitesh për ma të keqen, po flas për rastin tim…”, ka thënë Limaj.

Ai ka kujtuar edhe momentin e lirimit të tij, duke treguar se lajmi kishte shkaktuar reagim të fuqishëm emocional te qytetarët.

“Lirimi im ka pas një shpërthim emocional të njerëzve, ka qenë tubim spontan i pa organizuar, tash kemi organizim…”, tha Limaj.

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë para verdiktit të paralajmëruar për 16 shtator ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Verified by MonsterInsights