Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Të fortë jemi, të fortë do të qëndrojmë”, ka deklaruar shkurtimisht ai pas vendimit.
Më herët gjatë ditës, Klestor Veseli ishte parë duke hyrë në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Para nisjes së seancës, ai kishte zgjedhur të mos komentonte pritjet e tij për vendimin.
Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim në aktgjykimin e shpallur më 16 shtator 2026.







