Home > Lajme > Osmani pas aktgjykimit në Hagë: “UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë”

Osmani pas aktgjykimit në Hagë: “UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë”

///
Comments are Off

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin e saj, Osmani ka deklaruar se aktgjykimi nuk mund ta ndryshojë atë që ajo e konsideron të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka rikujtuar viktimat dhe personat e zhdukur gjatë luftës, duke deklaruar se mijëra qytetarë u vranë nga forcat serbe dhe se shumë familje vazhdojnë të presin përgjigje për të afërmit e tyre.

Osmani ka thënë gjithashtu se, sipas saj, UÇK-ja u ngrit si përgjigje ndaj dhunës dhe represionit ndaj popullsisë së Kosovës.

“UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Osmani ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbrojë atë që ajo e quan drejtësinë e luftës çlirimtare, duke e cilësuar shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës si përgjegjësi të përbashkët.

Verified by MonsterInsights