Home > Ballina > Gruaja e Rexhep Selimit reagon pas aktgjykimit: “Gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë”

Gruaja e Rexhep Selimit reagon pas aktgjykimit: “Gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë”

///
Comments are Off

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar për herë të parë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Selimi u dënua me 13 vjet burgim në shkallën e parë.

Një ditë pas shpalljes së vendimit, Mehmeti-Selimi publikoi në Facebook një fotografi të fëmijëve të saj, të cilët shihen duke mbajtur së bashku flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas fotografisë, ajo përcolli një mesazh të shkurtër:

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi Mehmeti-Selimi.

Fotografia e publikuar pas vendimit paraqet djalin dhe vajzën e familjes Selimi me flamurin e UÇK-së, ndërsa reagimi vjen pas një sërë mesazhesh të mëhershme të Mehmeti-Selimit në mbështetje të bashkëshortit të saj dhe luftës së UÇK-së.

Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi u dënua me 13 vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Verified by MonsterInsights