Një familjar i Hashim Thaçit ka treguar se nëna e ish-presidentit të Kosovës ende nuk është njoftuar për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj tij.
Sipas deklaratës së publikuar nga Jepize, familjari ka thënë se familja ka vendosur që ajo të mos informohet për momentin për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe moshës.
Ai ka treguar se lajmi për aktgjykimin ka qenë i rëndë për familjen dhe se situata po përjetohet me shumë emocione.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë në shkallën e parë, ndërsa vendimi mund të ankimohet në procedurën e apelit.







