Home > Lajme > Christopher Hill pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme”

Christopher Hill pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme”

///
Comments are Off

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Hill, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të cituar nga Gazeta Express, Hill ka thënë se nuk beson që Hashim Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

“Unë nuk besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme”, ka deklaruar Hill, duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës.

Hill ka theksuar se vendimi i gjykatës duhet respektuar, ndërsa ka shtuar se procesi i apelit është pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ai ka kujtuar rolin e Thaçit në proceset politike të Kosovës dhe në përpjekjet diplomatike që çuan drejt marrëveshjeve ndërkombëtare.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese.

Verified by MonsterInsights