Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së hënës, më 2 nëntor, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 07:45.
Sipas Rugovës, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ende nuk janë bërë të ditura hollësi për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.






