Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekaj, është sjellë nën masa të shtuara sigurie në Gjykatën Themelore në Pejë, ku është paraparë të mbahet seanca fillestare ndaj tij.
Sylaj akuzohet për veprën penale të kanosjes ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u vra më 25 tetor të këtij viti në Vitomiricë të Pejës.
Seanca gjyqësore është caktuar të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun, me qëllim të mbrojtjes së jetës private dhe familjare të palëve të përfshira në këtë proces.
Seanca fillestare ishte paraparë të mbahej më 12 nëntor, por ishte shtyrë me kërkesë të avokatit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha.
Sylaj prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.






