Një vetaksident ka ndodhur në Gjakovë. Sipas policisë, në aksident është përfshirë vetëm një automjet dhe asnjë person nuk ka pësuar lëndime.
Bilanci i aksidenteve në Kosovë
Në raportin ditor të 25 nëntorit, Policia e Kosovës ka publikuar edhe shifrat e aksidenteve të trafikut për 24 orë në mbarë vendin. Nga 53 aksidente të regjistruara, 32 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në 20 aksidente ka pasur persona të lënduar, ndërsa një aksident ka përfunduar me pasojë vdekjen. Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar 2 360 gjoba për shkelje në trafik.






