Home > Uncategorized > LDK kërkon anulimin e menjëhershëm të zgjedhjes së drejtorit të Televizionit në RTK

LDK kërkon anulimin e menjëhershëm të zgjedhjes së drejtorit të Televizionit në RTK

//
/
Comments are Off

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka reaguar për procesin e zgjedhjes së drejtorit të kanaleve televizive në Radiotelevizionin e Kosovës.

LDK për zgjedhjen e një aktivisti politik në pozitë drejtuese në RTK e konsideron kapje të plotë të këtij institucioni.

“Përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK, përveç se përbën një kapje të plotë të këtij institucioni publik, shpërfaq qartazi dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit”, thuhet në deklaratën për media të LDK-së.

Meqenëse, sipas LDK-së, informimi i pavarur publik i financuar nga fondet publike, përbën bazën e një demokracie të shëndoshë dhe të qëndrueshme.

“RTK duhet të ketë rol thelbësor në informimin e pavarur dhe të drejtë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ky rol ushtrohet kur pushtetet nuk përcaktojnë politikat editoriale të kanaleve informuese e nuk vendosin aktivistët e tyre partiak në krye të këtyre institucioneve”, thuhet në reagimin e LDK-së, shkruan Klankosova.tv.

Për këtë arsye, kjo parti kërkon “anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë dhe do të ngrisë temën e kapjes së institucionit të televizionit publik, në Komisionin përkatës parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

The post LDK kërkon anulimin e menjëhershëm të zgjedhjes së drejtorit të Televizionit në RTK appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights