Home > Uncategorized > KB Trepça “shkel” Vëllaznimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

KB Trepça “shkel” Vëllaznimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

//
/
Comments are Off

KB Trepça e ka mposhtur KB Vëllaznimin në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll në rrethin çerekfinal.

Me këtë fitore, klubi nga Mitrovica është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duke e nisur kështu edhe mbrojtjen e trofeut.

Në këtë turne, që po zhvillohet në Rahovec, skuadra e Trepçës të mërkurën e mposhti Vëllaznimin me rezultat bindës 81-56.

Trepça ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke përmbyllur të gjithë çerekët me epërsi të lartë.

Në gjysmëfinale, Trepça do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Pejës dhe Rahovecit, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post KB Trepça “shkel” Vëllaznimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights