Atalanta e ka bërë një hap prapa për një vend në top katërshe të Serie A, pasi pësoi humbje nga Lecce, me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e kanë shënuan mysafirët, Assan Ceesay, qysh në minutën e 4’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Lecce shënoi edhe njëherë me Alexis Blin, në minutën e 74’.
Atalanta krejt çka bëri është goli i nderit me anë të Rasmus Hojlundm në minutën e 87.
Atalanta pas humbjes renditet në vendin e pestë me 41 pikë, pas 23 ndeshjeve, me pikë të barabarta me Romën, që është në pozitën e katërt, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lecce në anën tjetër i largohet edhe më shumë zonës së rrezikut, duke kaluar në pozitën e 13-të me 27 pikë. /Klankosova.tv.
The post Atalanta befasohet nga Lecce appeared first on Klan Kosova.