Real Madrid ka një orar të tmerrshëm ndeshjesh, nga sot deri më 2 mars.
Klubi më i mirë në botë takohet me tre superkundërshtarë, në tri gara të ndryshme.
Qysh sonte, Los Merengues luan si mysafir ndaj Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton Klankosova.tv.
I zjarrtë do të jetë edhe takimi i së shtunës në kuadër të La Ligas, kur mbretërit presin rivalin e dytë më të zorshëm në Spanjë dhe kundërshtarin e ashpër të kryeqytetit, Atletico Madridin.
Kulmi i ndeshjeve të zjarrta të Realit është “El Classico” me Barcelonën, që zhvillohet më 2 mars, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Çfarë orari “i pafat” për Realin, sot Liverpool, të shtunën Atletico e pas 9 ditësh Barcelona appeared first on Klan Kosova.