Pranvera s’çeli mirë për Prishtinën.”Bardh e Kaltrit” e pësuan humbjen e tretë rresht.
Ani pse, ndeshjen ndaj Dritës e nisin mirë, duke kaluar në epërsi me golin e amerikanit, Jalesn Blesa. Goli pranuar nuk e dekurajoi ekipin nga Gjilani, transmeton Klan Kosova.
Pas sulmeve të vazhdueshme në portën e Prishtinës, gardiani saj, Ardit Nika shkaktoi këtë ndërhyrje të pa lejuar në Ilir Blakqorin.
E nga pika e bardh në portën e Prishtinës shënoi ish lojtari i saj, Besnik Krasniqi. Këmbëngulja e intelektualëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Një tjetër ish lojtar i Prishtinës ua shënoi golin e dytë kryeqytetasve. Blend Baftiu u shkëput mirë në zonë dhe goditi saktë në këndin e Nikës.
The post Prishtina pëson humbjen e tretë rresht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.