Union Berlini ka barazuar në udhëtim te Wolfsburgu me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ani se raste kishte nga dy anët, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Josip Juranoviq, në minutën e 72’.
Vendësit pas shumë tentimeve arritën ta gjenin golin e barazimit me anë të Patrick Wimmer, në minutën 84’. Ndeshja në fund u mbyll me këtë rezultat 1-1.
Union Berlini pas barazimit kalon në vendin e katërt me 45 pikë, pas 24 ndeshjeve. Ndërkohë Wolfsburgu renditet në pozitën e tetë me 35 pikë. /Klankosova.tv.
The post Union Berlini barazon me Wolfsburgun (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


