Home > Uncategorized > Escobar takohet sot me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

Escobar takohet sot me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

//
/
Comments are Off

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar sot takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Escobar dhe Osmani do të takohen në orën 09:00, kurse për media do të deklarohen në orën 10:00.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Escobar takohen në orën 10:20.

Po ashtu, takimi i Escobar dhe kryeministrit Kurti mbahet në orën 11:00, përcjell Klankosova.tv.

Kjo vizitë e Escobar i paraprin takimit të nesërm të palës së Kosovës dhe Serbisë në Ohër për marrëveshjen e planit evropian.

 

The post Escobar takohet sot me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights