Home > Uncategorized > Lëshime nëpër tekstet shkollore, do të ketë rishikim nga klasa e parë në të nëntën (VIDEO)

Lëshime nëpër tekstet shkollore, do të ketë rishikim nga klasa e parë në të nëntën (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Pas evidentimit të lëshimeve të shumta në tekstet shkollore, nga klasa e parë në të nëntën, ato do rishikohen.

Procesi që përkrahet nga projekti “KosEd”, do realizohet në disa faza, teksa në të parën prioritare janë librat e gjuhës shqipe dhe matematikës, derisa do vazhdohet edhe me lëndë tjera, njofton Klan Kosova.

Përditësimi për fazën e parë parashihet të bëhet në periudhën qershor-korrik, derisa me rishikim do merren edhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë.

Në ditën e prezantimit të planit, ministrja, Arbërie Nagavci, deklaroi se për shkak të ngecjeve, nuk ka pritshmëri të larta edhe për rezultatet e testimeve ndërkombëtare, rezultatet e të cilave vijnë brenda vitit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Lëshime nëpër tekstet shkollore, do të ketë rishikim nga klasa e parë në të nëntën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights