Home > Uncategorized > Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e kuvendit

Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e kuvendit

//
/
Comments are Off

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, çka e bëri të pranueshëm votimin.

Në seancën e sotme ka dështuar zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesë të Mediave, ku në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë.

I pari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e kuvendit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights