Home > Uncategorized > Reperi Fetty Wap dënohet me 6 vjet burg për trafikim droge

Reperi Fetty Wap dënohet me 6 vjet burg për trafikim droge

//
/
Comments are Off

Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin e tij artistik Fetty Wap, është dënuar me gjashtë vjet burg për trafikim droge dhe me pesë vjet mbikëqyrje pas lirimit.

Gjykata federale në Central Islip shpjegoi se muzikanti ishte anëtar i një organizate që shpërndante më shumë se 100 kilogramë kokainë, heroinë në Long Island dhe Nju Xhersi.

Vitin e kaluar, u raportua se 31-vjeçari ishte burgosur pasi dyshohej se kërcënoi ta vriste një burrë, shkruan Metro.co.uk, përcjell Klankosova.tv

Në gusht 2022, zyra e prokurorit theksoi se ai u deklarua fajtor në gjykatën federale për komplot për të zotëruar dhe shpërndarë 500 gram ose më shumë kokainë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Reperi Fetty Wap dënohet me 6 vjet burg për trafikim droge appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights