Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër këtë të mërkurë. Një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në një hostel ku banonte me qira.
36-vjeçarja ishte banuese në Teksas të SHBA-së.
Sipas mediave në Shqipëri, viktima dyshohet se ka konsumuar mbizdozë ilaçesh.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Gjendet e vdekur një 36-vjeçare amerikane në një hostel në Shkodër appeared first on Klan Kosova.



