Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, bashkë me homologun e tij amerikan, Gabriel Escobar.
Dyshja pati takime me kryeministrin Kurtin, me presidenten Osmani dhe me krerët e partive opozitare politike.
Ndërkaq, në takimin me Osmanin, Laçaku tha se i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.
“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, tha Lajçaku në një postim në Twitter. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Lajçaku tregon çka i tha Osmanit në takim appeared first on Klan Kosova.


