Një grup i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë është shkatërruar në Itali.
11 persona u arrestuan në operacionin e madh policor, shtatë prej të cilëve u kapën në flagrancë.
U konfiskuan 11 kilogramë kokainë, një kilogram marihuanë dhe afro 50 mijë euro cash.
Mediat italiane raportojnë se anëtarë e kësaj bande përdornin vetura të modifikuara për të transportuar fshehurazi drogën që hynte në Itali nga Belgjika dhe Holanda, përcjell Klankosova.tv
Fundjavën e kaluar karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence.
Nën ulësen e pasme të veturës së tij të tipit “Nissan Qashqai”, ata zbuluan një ndarje, hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tavan.
Aty ishin fshehur 10 pako kokainë me peshë 10 kilogramë që kanë vlerë rreth 800 mijë euro.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Itali: Shkatërrohet grupi i vëllezërve shqiptarë, kapen me 11 kilogramë kokainë appeared first on Klan Kosova.


