Home > Uncategorized > Kosovarëve u bëhet thirrje të mos kalojnë nëpër Serbi përmes Merdares e Jarinjës

Kosovarëve u bëhet thirrje të mos kalojnë nëpër Serbi përmes Merdares e Jarinjës

//
/
Comments are Off

Të gjithë ata qytetarë kosovarë që kanë marrë rrugën për në Kosovë, u është bërë thirrje të mos kalojnë nëpër Serbi, për shkak të protestave të fundit në territorin serb, rrugëve që lidhin dy vendet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se momentalisht nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve e as veturave me targa kosovare në ato pjesë.

“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Shefi i stafit të kabinetit të MPJD-së, Sharr Jakupi, ka rekomanduar që të gjitha ata që tashmë kanë hyrë në Serbi, të përdorin pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Kosovarëve u bëhet thirrje të mos kalojnë nëpër Serbi përmes Merdares e Jarinjës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights