Home > Uncategorized > Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pas namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.

E, gjatë këndimit të lutjeve në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat e vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë, ku humbën jetën një fëmijë 5-vjeç e nëna e tij.

“Në këtë ditë që e filluam me madhërimin e Allahut, e filluam me namazin e sabahut, më lejoni që të lutemi që viktimat e vërshimeve të fundit në qytetin tonë, Allahu t’i mëshirojë”, u tha gjatë këndimit të lutjeve, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Klan Kosova nga ora 04:15 e mëngjesit ka nisur transmetimi special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku do të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në këtë objekt fetar deri pas faljes së namazit të Bajramit që është në ora 05:38.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights